Kuvendi nesër do ta vazhdojë seancën konstitutive

Pas pushimit pesëditor, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër duhet ta vazhdojë seancën konstitutive ku do të debatohet  për zgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Fillimi  i vazhdimit të 13-të i seancës konstituive është caktuar për në orën 11.

Në rrjedhën e deritanishme të debatit me replika paraqiten deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kërkojnë nga LSDM të heqë dorë nga Platforma e Tiranës dhe ajo, sipas tyre, është çelësi për dalje nga kriza politike apo të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.

Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë të bëjnë me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të vihet në votim propozimi i tyre – të kalohet në pikën e re – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Në pajtim me të dakorduarën, në Komision për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet ketë gjashtë përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe pesë nga LSDM, ndërsa BDI dhe BESA të kenë nga një anëtar.

Seanca konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button