Peticion nga komunat e Maqedonisë Lindore për datë të re të zgjedhjeve lokale

Kryetarët e komunave të Maqedonisë Lindore nëpërmjet peticionit kërkojnë nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) që të ngrit ndryshim të Kodit Zgjedhor që të caktohet datë e re për zgjedhjet lokale, njofton Portalb.mk.

Sipas kryetarëve, me ndryshimet do të mund të mundësohet funksionim normal dhe ligjor të komunave. Në të kundërtën, pas 15 majit, të gjitha aktivitetet e tyre do të ndalojnë. Ata thonë se pa ndryshime, nuk do të mund t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve, të menaxhohet me bllok dotacionet, nëpërmjet së cilës marrin rrogë mijëra të punësuar në shkolla dhe çerdhe, por nuk do të ketë rroga as për administratën komunale.

Komunat, ashtu siç thonë ata, tanimë kanë dëm nga ky vakum politiko-juridik pasi që nuk munden të sheshin tokë ndërtimtare dhe tenderë tjerë.

Nëse nuk ka zhvendosje në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku ende po mbahet seanca maratonike konstituive, kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, brifojnë se bisedohet për ndryshim urgjent ligjor të Kodit Zgjedhor me të cilën do të zhvendoset data e zgjedhjeve lokale. Në këtë mënyrë, do t’u jepet hapësirë edhe autoriteteve aktuale lokale që të vazhdojnë me punë.

Këtë javë është formuar grup punues i cili është i përbërë nga përfaqësuesit e BNJVL-së dhe nga Ministria e Drejtësisë dhe Vetëqeverisjes lokale, e cila duhet të jep udhëzime për mënyrën që të kalohet kjo periudhë. Propozimi për grupin punues është i Qeverisë Teknike, që sipas kryetarëve të komunave është i sinjal i mirë se ka vullnet politik që të tejkalohet ky vakum politik që i kërcënon komunat. Juristët thirren në Kushtetutën dhe nenin 114 i cili u garanton shërbime dhe të drejta qytetarëve në pushtetin lokal.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button