NASA zbulon kushte për jetë në hënën e Saturnit

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar një përmbajtës kyç për jetë në gejzerët e sipërfaqes së hënës së Saturnit, Enceladus, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton NASA të dhënat janë mbledhur nga fluturakja Cassini e cila që nga viti 2004 bënë një fluturim orbital në Saturn.

Shkencëtarët kanë polemizuar se Enceladus përbën një oqean të madh me ujë të lëngshëm nën sipërfaqen e akullt, por të dhënat e reja flasin se hëna e Saturnit mund të ketë zona të ngjashme me vendet e banuara në tokë.
Siç duket, gazi i hidrogjenit derdhet në oqeanin e Enceladusit si pasojë të një aktiviteti gjeotermal që ndodhë në qendër të hënës.

Si rrjedhojë, gazi ngroh ujin dhe mund të paraqes burim energjie për jetën mikrobiologjike, siç janë disa krijesa në tokë të cilat jetojnë në thellësirat e mëdha të oqeaneve me kushte të ngjashme me ato në Enceladus.

Studimi është publikuar në buletinin Shkencor të NASA-s, dhe i njëjti është kryer nga universiteti Cornell dhe nga universiteti Johns Hopkins.

“Kjo është më së largu që kemi mbërritur deri më tani, me çka kemi identifikuar hapësirën që përmban disa elemente të nevojshme për ambiente të banueshme”, deklaroi administratori i drejtorisë Shkencore të misionit të NASA-s, Thomas Zurbuchen.

“Këto rezultate tregojnë natyrën e ndërlidhur të misioneve shkencore të NASA-s, të cilat po na afrojnë drejt përgjigjes, nëse vërtetë jemi të vetëm, apo jo”, tha ai.

Hidrogjeni është zbuluar në vitin 2015 nga instrumentet e Cassinit në një sipërfaqe masive të ujit që gufon nga sipërfaqja e Enceladusit.

Shkencëtarët thonë se hidrogjeni, uji në formë të lëngshme dhe dëshmitë e ngrohjes gjeotermale e bëjnë Enceladusin të jetë kandidati më i mundshëm për strehimin e jetës aliene në sistemin diellor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button