Moti në Maqedoni përsëri do të ndryshojë

Gjatë festave të Pashkëve, moti në Maqedoni do të jetë i vranët, ndërsa nga e diela pasdite dhe në orët e natës drejt të hënës priten reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Në disa vende, veçanërisht në pjesët veriperëndimore të shtetit, pritet të reshin rreth 20 litra në një metër katror. Nga e disa në mbrëmje do të fillojë të fryejë erë e kohëpaskohshme veriore.

Vranësira do të ketë nga e shtuna pasdite kur në shumë vende do të ketë shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe kushte për paraqitjen e bubullimave të rralla.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, të shtunën temperatura minimale do të lëviz prej 2 deri në 11 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 20 deri në 26 gradë. Të dielën do të ketë ulje të lehtë të temperaturave maksimale të cilat do të arrijnë deri në 23 gradë, ndërsa nga e hëna temperatura maksimale do të jetë 21 gradë Celsius.

Pastaj do të vijojë periudhë e kthjellimit, por moti do të jetë me erë dhe më i freskët. Mëngjeset të martën dhe të mërkurën do të jenë të freskëta me temperatura minimale rreth zeros, ndërsa ato të ditës do të lëvizin deri në 21 gradë të martën dhe 19 gradë të mërkurën.

Nga e mërkura sërish do të ketë valë të re të reshjeve dhe më ftohtë nga veriperëndimi, nga e cila priten reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet reshje bore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button