Gabriel: BE-ja duhet të investojë më tepër në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi, transmeton “Koha Ditore”.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Gabriel ka përsëritur qëndrimin se deputetët të votojnë demarkacionin në mënyrë që Kosova të mos jetë shteti i vetëm pa liberalizim vizash në Evropë.

“Jeni shteti i vetëm pa liberalizim. Kosova ka bërë hapa të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Porosia ime për juve është që të fiksoni marrëdhëniet që keni me Malin e Zi. I bëj thirrje parlamentin tuaj që të ratifikoni demarkacionin. Kosova duhet të jap sinjale që kërkojnë respekt për angazhimin dhe mundin që ka bërë. Vërejtja ime e fundit është që ne duhet të mundohemi më shumë që të përkrahim projektet e infrastrukturës mes jush dhe Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Gabriel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button