Hollywood në zi, ndahet nga jeta komediani i njohur amerikan

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçari komediani i njohur, Charlie Murphy. 57-vjeçari është vëllai i madh i aktorit Eddie Murphy, shkruan Revista Class.

Sipas menaxherit të 57-vjeçarit, aktori ka ndërruar jetë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Pavarësisht sëmundjes që e mundonte prej kohësh, familjarët janë të shokuar nga ky largim i parakohshëm i Murphy-t nga jeta.

Charlie Murphy ka humbur betejën me leuceminë në një spital në New York. Ai ka lënë pas 3 fëmijë, ndërsa gruaja e tij Tisha Taylor Murphy ndërroi jetë në vitin 2009 nga kanceri,

Dy vëllezërit e suksesshëm kanë bashkëpunur në fimat “Are We There Yet”, “The Boondocks”, “Norbit”, dhe “Vampire in Brooklyn”.

Murphy luajti në shfaqje komdiane rolin e Dave Chappelle dhe gjithashtu u shfaq në disa filma të njohur si: Jungle Fever, Night at the Museum and Lottery Ticket.

Pas lajmit të vdekjes së komedianit të njohur të shumtë kanë qenë artistët të cilët kanë shprehur ngushëllimet për këtë të ndarje nga jeta të Charlie Murphy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button