Egjipt, 3 fëmijë humbin jetën nga shpërthimi në sheshin e lojërave

Së paku tre fëmijë kanë humbur jetën gjatë një shpërthimi që ndodhi në qytetin egjiptian Al-Arish, në Sinai, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup fëmijësh në vendin Al-Sabeel gjeti një mjet shpërthyes. Një zyrtar i paemëruar policor tha se hetimi është në vazhdim, ndërsa dyshohet se mjetin shpërthyes në sheshin e lojërave e ka vendosur ndonjë nga grupet militante.

Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimin.

Sinai është bastion i krizës së thellë të sigurisë që nga korriku i vitit 2013 kur përmes grushtit të shtetit u përmbys presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Morsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button