“MOST” publikon të dhënat: Kuvendi servil i pushtetit të deritanishëm

Shumica e ligjeve të miratuara në Kuvend gjatë vitit 2016 kanë qenë ligje të propozuara nga Qeveria në ikje VMRO-BDI, kurse vetëm një numër i vogël i tyre kanë qenë të propozuara nga deputetët. Sipas kryetarit të Shoqatës Qytetare “Most”, Darko Aleksov, kjo ka ardhur si rezultat se Kuvendi i ka shërbyer pushtetit të deritanishëm, respektivisht VMRO-DPMNE-së duke bërë që Qeveria të merr rolin e ligjvënësit, Kuvendit, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria ka propozuar 93% të ligjeve të cilat janë miratuar në Kuvend, ndërsa vetëm 7% prej tyre nga deputetët. Fakti që shumica e ligjeve të miratuara kanë qenë të propozuar ekskluzivisht nga pushteti, tregon se Kuvendi i ka shërbyer pushtetit ekzekutiv, gjegjësisht Qeveria në mënyrë indirekte ka kryer edhe funksionin e ligjvënësit”, tha Darko Alleksov.

Ndërsa nga 54% ligje të parashikuara me të drejtën e Bashkimit Evropian, janë miratuar vetëm 5 prej tyre.

Sipas hulumtimeve të “Most” del se muaji shkurt i vitit 2016 të jetë muaji i sjelljes së ligjeve, ngaqë shumica e ligjeve (46% prej tyre) janë miratuar në këtë muaj.

Përgjegjësinë e Kuvendit sipas rezultateve të vëzhgimit të “Most” e ka ulur edhe niveli i ulët i transparencës, cilësisë dhe përfshirjes së palëve të interesuara të Komisionit të Kuvendit duke shprehur indeks të ulët të transparencës me mospublikimi në internet të procesverbale nga seancat e tyre ndërsa cilësia e procesverbale është pothuajse edhe më e ulët ngaqë prej 12 komisioneve vetëm 2 prej tyre kanë fituar 50 pikë nga 100 për indeksin e cilësisë.

Ndërsa në tërë analizën e punës së komisioneve më së shumti mangësi ka në cilësinë e saj ngaqë në tërë vitin 2016 janë mbajtur vetëm dy debate publike për propozim të ligjeve dhe se në ato debate kanë qenë të pranishëm deputetët të cilët nuk janë pjesëtar të komisioneve dhe nuk kanë qenë të pranishëm ekspertët, akademia, praktikuesit e tyre dhe shoqëria civile kategori të cilës i dedikohen këto ligje.

Ndërsa, për të vlerësuar më tej punën e Kuvendit të Maqedonisë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarl Garet u shpreh se zhvillimet aktuale në Maqedoni nuk i shërbejnë zhvillimeve demokratike dhe se rrënojnë kredibilitetin e institucioneve të saj.

“Zhvillimet aktuale në Parlamentin e Maqedonisë nuk i shërbejnë zhvillimeve demokratike. Ata rrënojnë kredibilitetin e institucioneve në Maqedoni dhe jashtë saj”, tha Çarls Garet.

Ai shtoi se demokracitë e një shteti duhet të gjejnë mënyra për tu përforcuar prandaj edhe përkrahen këto projekte për vëzhgim të punës së Kuvendit me këtë edhe deputetëve me qëllim që të rritet angazhimi i deputetëve që Kuvendi plotësisht të jetë funksional, transparent dhe i përgjegjshëm.

Dhe meqë tash e disa ditë kemi bllokim të Kuvendit, nga “MOST” apeluan që sa më shpejtë të zgjedhet kryetari i Kuvendit, ngaqë kjo ka bërë që të skadojë afati i caktimit edhe të zgjedhjeve lokale.

Përndryshe, këto të dhëna për transparencën dhe përgjegjësinë e Kuvendit janë rezultate të raportit të parë nga vëzhgimi të punës së tij nëpërmjet punës së komisioneve të tij.

Vëzhgimi është realizuar në periudhë prej 1 korrikut deri më 17 dhjetor të 2016-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button