Policia serbe i arrestoi 200 emigrantë në afërsi të kufirit me Kroacinë

Policia serbe arrestoi 200 emigrantë, të cilët janë zbuluar në rajonin Shid në afërsi të kufirit me Kroacinë, njofton edicioni elektronik i gazetës së Beogradit “Blic”.

Sipas gazetës, pjesa më e madhe e migrantëve në mënyrë ilegale kanë qëndruar në territorin e Serbisë, ndërsa të tjerët janë regjistruar në qendrën për pranimin e refugjatëve në Shid.

Kryebashkiaku i Shidit, Predrag Vukoviq informoi se emigrantët janë zbuluar natën e kaluar në disa fusha në rrethin e Shidit. Nga numri i përgjithshëm i emigrantëve të arrestuar, 1810 me autobusë janë transportuar në qendrën për pranimin e refugjatëve në Preshevë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë, ndërsa 20 të tjerët kanë dalë para organeve të jurisprudencës.

Vukoviq shtoi se Këshilli komunal i Shidit tashmë ka shtruar kërkesë për mbylljen e qendrës belge në qytet, për arsye se kapaciteti i tij është për pranimin e 200 personave, ndërsa atje për momentin janë vendosur rreth 500 emigrantë.

“Blic” thekson se fati i qendrës së refugjatëve në Shid do të zgjidhet në disa ditët në vijim, me ç’rast janë duke u shqyrtuar dy mundësi. E para ai të mbyllet në tërësi, siç kërkon Këshilli komunal, ndërsa i dyti në të të mbeten vetëm edhe 100 persona, para së gjithash gra, fëmijë dhe të sëmurë, ndërsa të tjerët të transferohen në qendra të tjera për refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button