Çani zbulon dilemën: pse vishet gjithmonë me të zeza?

Nëse në një ditë të zakonshme do ta shikoni moderatorin e “Zonë e lirë” Arian Çani me një veshje që nuk është e zezë, atëherë ky do jetë lajmi i ditës. E zeza është tashmë ngjyra që prej disa vitesh i rri për shtat “zonës” së Çanit dhe, si për inerci me të, në çdo dalje tjetër televizive, nuk eksperimenton dhe as provon ngjyrë tjetër veç besnikes së tij të përjetshme, transmeton revista “Class”.

Por e dini pse ka zgjedhur të dalë gjithmonë në ekran vetëm me të zeza? E ka zbuluar mbrëmjen e sotme. Pas një lidhjeje direkte që Alketa Vejsiu vendosi me publikun që ndiqte live YFSF, një ndër pyetjet që lexoi ishte edhe ajo për anëtarin e jurisë: pse vishet gjithmonë me të zeza?

Pasi ia drejtoi Çanit pyetjen, ai e kishte të menjëhershme përgjigjen: “Për të mbuluar zhulin…”. Përgjigjja me humor ka shkaktuar të qeshura te publiku në sallë dhe anëtaret e jurisë, por, me siguri që Çani është bezdisur nga kjo pyetje që i është bërë disa herë. Nnër shpjegimet që ka dhënë edhe në media, ai ka thënë se e zeza, sipas tij, është më e dashur për ekranin, por nëpërmjet saj, tani ai ka krijuar edhe imazhin e vet artistik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button