Lufta e Tretë Botërore dhe shqiptarët

Duke u nisë nga thënia e famshme, e gjeniut Albert Einstein, se: “Nuk e di me çfarë armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por di që, në të Katërtën do të luftohet me eshtra njerëzish dhe me gurë”, kjo thënie na tregon të vërtetën e asaj se çka do të ndodhte nëse një Luftë e Tretë Botërore do të fillonte në vitet e ardhshme! Pra, duke parë zhvillimin në aspektin ushtarak nga shtetet e mëdha dhe se çka janë në gjendje të bëjnë ato armë që posedojnë këto shtete, nuk do mend se është frik e madhe që të jetësohet thënia e Einstein-it dhe të kemi një përplasje Titanësh!

Ndërkohë që shtetet e zhvilluara, i buzëqeshin njëra tjetrës me “buzëqeshjen e Luanit”, shqiptarët janë të relaksuar në mesin e armiqve historik, që janë gjithmonë në “gatishmëri”!
Ne e dimë që nuk kemi fuqi të përballemi kundër ndonjë force të madhe, por duhet të hymë nën shpatullat e ndonjë aleati, i cili ndihmën dhe dashurinë për shqiptarët, nuk e ka të ndërtuar mbi urrejtjen ndaj armiqve tanë! Shtetet shqiptare, duhet të jenë syhapur në atë se çka i ofrohet, sepse më shumë se një herë në të kaluarën, iu është ofruar “biftek”, por nuk iu është shërbyer as “kocka”! Disa njerëz me ndikim, refuzojnë ndihmën e disa shteteve të caktuara, duke iu afruar disa shteteve tjera, që nuk na donë afër, vetëm atëherë kur përmes nesh, i bëhet dëm një armikut të tyre!

Përveç që duhet siguruar një aleat i fortë, afër shteteve tona, sigurisht që edhe ne duhet të kemi forcën tonë mbrojtëse! Shqipëria ka forcat e veta ushtarake, të cilat janë edhe pjesë e NATO-s, por ato nuk janë të mjaftueshme edhe për Kosovën! Kosova duhet ta ketë forcën e vet mbrojtëse të pajisur me të gjitha pajisjet e një ushtrie të mirëfilltë, që të jenë të gatshme përballë çdo agresioni të mundshëm, jo që ndoshta do i bëj rezistencë fuqive të mëdha, por thjeshtë, të jetë Ushtri e cila pret aleatin e saj.

Veprimet e fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më konkretisht bombardimi i Sirisë me urdhër të Presidentit Donald Trump, megjithëse është i mirëpritur nga të gjithë njerëzit, mund të sjellin pas vete edhe mundësinë e një Lufte të madhe ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, luftë e cila do të detyronte automatikisht hyrjen në te edhe të shteteve aleate të protagonistëve kryesorë! Këto shtete, përparimin në Ushtri dhe teknikë luftarake, e kanë ngritur në nivelin më të lartë të mundshëm deri tani, këto armë do të ishin rrezik edhe për ndonjë planet paralel, e le më për vet njerëzimin! Më e keqja e kësaj është që, këto armë i posedojnë disa shtete që nuk iu ka bërë vonë për jetët e njerëzve në luftërat më të përgjakshme që njeh Historia.
Ne (shqiptarët), vërtetë e kemi Amerikën një aleat të madh dhe të fuqishëm, por na duhet edhe një më afër vetës, kështu që, mos ti largojmë vendet që na donë të mirën dhe janë në gjendje, në çdo moment të reagojnë, në çdo formë për mbrojtjen e shteteve tona.
Fundja, përkundër fuqisë që posedojnë këto shtete të mëdha, nuk janë Alfa-Omega, nuk janë ligjvënëse mbi Tokë, këtë epitet e mban Zoti, e besuan njerëzit apo nuk e besuan.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button