Lajme të reja nga Elvana Gjata

Ndonjëherë sinjalet nuk lëshohen vetëm nëpërmjet produksioneve të reja muzikore në jetën e një artsiti por qoftë edhe me një foto të re në Instagram për t’u treguar fansave të tyre se çdo gjë është OK. Dhe pikërisht kështu ka vendosur të bëjë edhe këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata, e cila pas një kohe të gjatë pasiviteti në rrjetin social Instagram vendosi të postojë një foto të re ku duket e kuruar deri në detaj, transmeton revista “Class”.

Me një kostum chic maskulin me vija, kombinuar me një kapele në të njëjtin material dhe atlete të bardha, duke pozuar “like a boss” Elvana na tregon se çdo gjë është mirë e bukur dhe edhe pse larg shumë shpejt ajo do të vijë afër nesh me muzikën e saj, një muzikë e cila këtë herë po krijohet nga duart e një prej njerëzve më të talentuar amerikan. Ja vlen pra pritja!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button