Ministri Lutfiu mori pjesë në Panairin e 29-të të librit  në Shkup

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu mori pjesë në Panairin e librit që po mbahet në Shkup. Panairi organizohet në bashkëpunim me Asociacionin e Maqedonisë të botuesve, Shoqatën e botuesve të Maqedonisë (SHBM) dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë.

Ministri Lutfiu vizitoi edhe stendat e shtëpive botuese, ku edhe shkëmbeu mendime lidhur me përvojën në sferën e botimeve shkencore dhe arsimore, përkthimet më të reja nga autorë bashkëkohorë dhe klasik.

Në Panairin Ndërkombëtar të librit marrin pjesë 80 shtëpi botuese, ku u promovuan mbi 80.000 libra nga autorë të vendit dhe të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button