Chapecoense fiton ndeshjen e parë të Superkupës së Amerikës Latine

Futbollistët e ekipit brazilian Chapecoensea kanë shënuar një hap para drejt fitores në Superkupën e Amerikës Latine. Megjithëse në nëntor të vitit të kaluar klubi përjetoi një tragjedi të madhe pas rrëzimit të avionit ku vdiqën shumë lojtarë të tij, siç duket klubi ka arritur të rikuperohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sfidën e parë të Superkupës, ekipi nga Chapeca shënoi fitore ndaj Atletico Nacionalit kolumbian me rezultatin 2:1.

Vlen të theksohet se pikërisht Atletico Nacional, i cili në qershor të vitit të kaluar fitoi Copa Libertadores, duhej të ishte kundërshtari i Chapecoense në finalen e Copa Sudamericana.

Ndërkohë ndodhi fluturimi i kobshëm i 29 nëntorit 2016, atëherë kur nga rrëzimi i avionit mbetën të vdekur 19 lojtarë, si dhe gazetarë dhe staf teknik i klubit.

Atletico vendosi që të dorëzoj pa luftë trofeun, por fati deshi që ata sërish të përballen me Chapecoense në Superkupën e Amerikës Latine.

Tani, lojtarët e klubit do të përballen me një tjetër udhëtim për në Medelin, ku i pret ndeshja e kthimit më 11 maj.

Në takimin e parë përfaqësues i Brazilit triumfoi me autogolin e Reinaldo da Silva në minutën e 24-të, dhe golin e Luiz Otavio në minutën e 74-të. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Macnelly Torres në minutën e 59-të të takimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button