Faton Shoshi tregon detaje për lidhjen e tij me Era Istrefin

Faton Shoshi është menaxheri i një prej këngëtareve shqiptare më të suksesshme ndërkombëtarisht. Gjithmonë krah saj, ai ka sigurisht meritë për këtë sukses, por mediat prej kohësh flasin që marrëdhënia mes tyre nuk është vetëm profesionale.

Ata i sheh ngado bashkë dhe është shkruar, disa herë, që mes menaxherit me përvojë dhe këngëtares së re nga Kosova, ka një histori dashurie.

Në Express Rozë, Fatoni ka folur pikërisht për këtë raport. “Erën e kam në zemër sepse është artiste shumë e mirë që e meriton ta kesh në zemër. Po çfarë raporti? Asnjë raport”, ka thënë ai.

Vetëm që qesh aq shumë, sa është e vështirë ta marrësh seriozisht. Shiheni vetë në fillim të kësaj videoje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button