Rama për ‘France 24’: Në Maqedoni s’ka minoritet, por një etni shqiptare

Gjatë një vizite të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Paris, ka dhënë një intervistë për “France 24” ku ka folur për situatën politike në Shqipëri por edhe atë në rajon.

Kryeministri i Shqiërisë, Edi Rama, gjatë intervistës për “France 24” ka komentuar situatën në rajon, ku ka vlerësuar se Ballkani nuk është një fuqi baruti për Europën, transmeton Alsat M.

Rama ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet siç i cilësoi ajo, por një etni që përbëjnë 35% të popullsisë.

“Në Maqedoni nuk ka minoritet shqiptar, ka etnicitet shqiptar, ka më shumë 35 % shqiptarë në Maqedoni. E vetmja gjë që duhet të bëjë Maqedonia është të zbatojë “Marrëveshjen e Ohrit” e nënshkruar në udhëheqjen euroamerikane”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button