Filloi sezoni i huazimit të biçikletave në Shkup

Prej sot çdo ditë në periudhën nga ora 7:00 deri në orën 22:00 në pesë lokacione në Shkup qytetarët do të mund të huazojnë biçikleta me çmim prej 10 denarëve për një orë, informojnë nga Ndërmarrja publike Parkingu i Qytetit-Shkup.

Biçikletat do të mund të huazohen në garazhin me kate “Falanga e Maqedonisë”, parkingjet publike Spitali i përgjithshëm i qytetit dhe Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori”, sipërfaqja publike e dedikuar për parkim zonë D3 pas QT “Biser” në komunën e Aerodromit dhe parkingu publik Treska.

“Qëllimi i projektit ‘Huazo biçikletë’ është që të ngritet niveli i eko vetëdijes te qytetarët, të zvogëlohet turma urbane, si dhe të përmirësohet jeta sociale e qytetarëve”, thonë nga NP Parkingu i Shkupit.

Prej atje informojnë se prej nesër do të lëshohen edhe elektromobilet të cilët do të vendosen në sheshin Maqedonia, te monumenti “Ushtari në kalë” me qëllim të shqyrtimit turistik të rajonit qendror të qytetit dhe pamjeve kulturore.

“Çmimi për një person, për një vozitje arrin 50 denarë, ndërsa kapaciteti i një automjeti është katër persona (3+1 shofer)”, theksojnë nga NP Parkingu i Qytetit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button