Misioni i OSBE-së në Shkup mbështet shënimin e Ditës së Gjyqësorit

Një gjyqësor i pavarur dhe efikas, si mbrojtës i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, ishte në fokusin e konferencës së organizuar për të shënuar Ditën e Gjyqësorit më 31 mars 2017, në Shkup, nga OSBE-ja dhe Shoqata e gjykatësve.

Rreth 100 gjykatës dhe zyrtarë të lartë të gjyqësisë shkëmbyen pikëpamje mbi rolin e rëndësishëm të gjyqësorit si garantues për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

“Misioni ynë ka gjetur partnerë të fortë në gjyqësor. Së bashku kemi zbatuar shumë projekte me rëndësi të madhe që kanë shërbyer për përforcimin e institucioneve të vendit. Nevojiten përpjekje shtesë. Akoma eksitojnë shumë sfida përpara, posaçërisht në lidhje me pavarësinë e gjyqësisë, si dhe paanshmërinë dhe efikasitetin e gjykatave. Shpresoj që të gjitha institucionit të rrisin përpjekjet e tyre dhe të përballen me sfidat”, tha Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen.

Ambasadori britanik, Çarls Garet, Ambasada e të cilit mbështeti financiarisht ngjarjet paraprake në Shtip, Manastir dhe Shkup, që sollën deri te ngjarja përfundimtare që u mbajt sot, tha: “Sundimi i ligjit dhe nocionet të cilat ai i mbron, janë në qendër të debatit politik sot. Janë në qendër të Marrëveshjes së Përzhinos dhe të gjetjes së një dalje të qëndrueshme nga kriza politike. Në të gjitha demokracitë, sundimi i ligjit është gur themel mbi të cilin bazohet liria, drejtësia, respekti, prosperiteti, dhe gjithçka tjetër që duam ne. Kur gjithçka që bëjmë ne ndërtohet mbi bazën e këtij themeli, shoqëria do të jetë më e fortë, për qytetarët sot dhe për gjeneratat e ardhshme. ”

Xhemali Saiti, Gjykatës në Gjykatën Supreme dhe Kryetar i Shoqatës së gjykatësve, tha : “ Ideja për projektin “Ditët e Gjyqësorit“ doli si nevojë për të afirmuar qëndrimin e gjykatësve mbi paanshmërinë dhe pavarësinë e gjyqësorit . Nëpërmjet këtij projekti, gjithashtu u vëzhgua edhe perceptimi i besimit tek gjyqësori”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button