Manchester United përgatit ofertën prej 98.6 milionë euro për Griezmann

Klubi anglez i futbollit Manchester United planifikon në fund të sezonit t’i ofrojë 98.6 milionë euro Atletico Madridit për sulmuesin francez Antoine Griezmann, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka quajtur absurde pretendimet se ekipi i tij ka përgatitur 200 milionë euro për sulmuesin brazilian të Barcelonës, Neymar.

Mourinho edhe më parë ka deklaruar se “Djajtë e Kuq” duhet të përqendrohen te Griezmann, me përjashtim nëse ai nuk dëshiron të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Vicente Calderon.

Griezmann në qershor të vitit të kaluar ka ripërtërirë kontratën me Atletico Madridin, e cila vlen deri në vitin 2021. Por, sipas “DailyTelegraph”, Manchester është i gatshëm të paguaj kompensim për Griezmann, që mund të jetë rreth 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button