Kosova mbulon vetëm 50 për qind të nevojave për miell

Përfaqësuesit e bujqve që merren me mbjelljen e grurit dhe ata të mullisëve kanë ngritur alarmin për situatën e vështirë që, sipas tyre, ka kapluar këtë sektor,
Kërkesa e tyre e vetme është që shteti të ndërmarrë hapa të shpejtë për të ndihmuar këtë industri, qoftë edhe duke ndërmarrë masa reciprociteti ndaj importit të madh të këtij produkti shumë të përdorur tek ne.

Të pranishmit në këtë konferencë kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e inspektorëve, pasi sipas tyre, po hyn grurë dhe miell pa u ditur origjina dhe përmbajtja e tij, raporton KTV.

Bazuar në të dhënat e prezantuara, kosovarët konsumojnë brenda një viti 400 mijë tonë miell, ndërsa prodhimi vendës i mbulon vetëm mbi 200 mijë.

Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar janë mbjellë 70 mijë hektarë me grurë, nga të cilat janë subvencionuar mbi 50 mijë, ndërsa për këtë vit kjo ministri ka thënë se do t’i ketë të dhënat në fund të majit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button