Shiret Elezi: Përforcimi i kapacitetit financiar i komunave është prioritet

Republika e Maqedonisë perspektivën e saj e sheh në Bashkimin Evropian, ndërsa drejt këtij qëllimi janë orientuar vetëqeverisjet lokale sistemi i së cilave është krijuar mbi Kartën Evropiane për vetëqeverisje lokale të ratifikuar në vitin 1997 e cila siguron kompatibilitet të politikave nacionale me ato evropiane dhe komunat tona i bën konkurrente në hapësirën evropiane, tha ministrja e Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi në forumin “Perspektivat evropiane për vetëqeverisjen lokale” i cili sot filloi në Manastir.

Sipas ministres Elezi, një prej prioriteteve më të rëndësishme të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale është përforcimi i kapacitetit financiar të komunave në vend, ndërsa më pas disponimi me mundësi të ndryshme.

“Komunat mund të aplikojnë për projekte me pjesëmarrjen partnerike të vendeve anëtare të BE-së në pesë programe edhe atë në program kornizë për hulumtim, për mësim të përjetshëm, të rinjtë në aksion, Evropa për qytetarët dhe për progres. Në vendin tonë nuk ekziston komunë e cila nuk e shfrytëzuar mundësinë të jetë e përfshirë me programet për bashkëpunim ndërkufitar, ndërsa tani kur kemi hyrë në periudhën e dytë programuese, besoj se të gjithë pjesëmarrësit do t’i bartin edhe përvojat e tyre”, theksoi Elezi.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me organizatën civile ALDA-Shkup dhe me Sekretariatin për çështje evropiane do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të komunave dhe rajoneve malore në Maqedoni.

“Ministria e Vetëqeverisjes lokale në periudhën e dytë programuese ka për qëllim të tregojë gatishmëri akoma më të madhe për shfrytëzimin e mjeteve me mbi 90 për qind. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në periudhën e dytë programuese do të jetë kompetente për mbi 100 milionë euro aq sa është buxheti i përgjithshëm i 5 programeve për bashkëpunim ndërkufitar, gjegjësisht në dispozicion janë 35,5 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë, 12 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë, më pas 19,5 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë, 8,5 milionë euro për bashkëpunimin ndërkufitar të Maqedonisë me Kosovën, ndërsa 40 milionë euro janë për programin transnacional “Ballkan-Mesdhe” dhe programe të tjera”, theksoi Elezi dhe shtoi se këto përfitime janë të mëdha pasi që kontribuojnë për cilësi më të mirë të jetesës, përmirësimin e zhvillimit ekonomik lokal, mësimin e vazhdueshëm dhe fitimin e përvojës për aktivitetin e ardhshëm projektues.

Forumi treditor me temë “Perspektivat evropiane për vetëqeverisjen lokale”, i pari i këtij lloji në vend, organizohet me qëllim që t’ju ndihmojë sa më shumë institucioneve dhe organizatave, theksoi Ivana Petrovska, drejtoreshë e ALDA-Shkup.

Nesër në kuadër të Forumit fjalim do të ketë edhe ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button