Dimitriev dhe Gruevski në kongresin dhe samitin e EPP në Maltë

Kryeministri Emil Dimitriev dhe delegacioni i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga kryetari Nikolla Gruevski marrin pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane dhe në Samitin e partive të djathta evropiane, që po mbahen sot në Maltë.

Në përbërjen e delegacionit të VMRO-DPMNE-së janë edhe anëtarët e Komitetit ekzekutiv partiak Nikolla Poposki dhe Vllatko Gjorçev, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar Aleksandar Nikolloski.

Në pjesën për shefa të qeverive dhe shteteve në Samitin e EPP është parashikuar fjalim i kryeministrit Dimitriev, i cili pritet të përqendrohet në prioritetet e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, kontributin në arritjen e stabilitetit dhe sfidat e shteteve në arritjen e këtij qëllimi, kumtoi VMRO-DPMNE.

Në kongresin e EPP në Maltë do të marrin pjesë mbi 2.000 mijë pjesëmarrës, duke përfshirë edhe 760 delegatë, të cilët janë funksionarë partie të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, përfaqësues të lartë diplomatik, 12 shefa të shteteve dhe qeverive dhe nga jashtë Bashkimit Evropian. Partia Popullore Evropiane, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, është partia politike më dominuese dhe më e madhe në Bashkimin Evropian.

Në Maltë pritet të marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri i Spanjës, Mario Rahoj, kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, kryeministri irlandez Enda Keni, kryeministri hungarez Viktor Orban, kryetari i EPP Zhozef Doll, si dhe kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker dhe kryetari i BE-së, Donald Tusk.

Në kongres mes tjerash do të bisedohet edhe për Bregzitin, evazionin fiskal në Evropë, partneritetin lindor dhe procesin e integrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button