Deklarata e fundit e Adele, shokon fansat e saj

Ajo është cilësuar si zëri më i mirë i viteve të fundit. Ndaj jo më kot, nëpër konecertet e këngëtares Adele në turnet e saj, biletat shiten në kohë rekord, duke bërë që shumë prej fancave të saj ta kenë tejet të vështirë, për të gjetur një biletë. Këngëtarja 28-vjeçare ka mbyllur tour-in e saj botëror këtë fundajvë në Zelandën e Re, shkruan Bordo.al.

Por ajo ka shokuar me deklaratën që ka bërë para mijëra spektatorëve që po e ndiqnin live. “Ky do të jetë tour-i im i fundit. Nuk mendoj se të bërit turne është pika ime e fortë. Duartrokitjet më bëjnë tepër të ndjeshme. Nuk e di nëse do të bëj më një turne. E vetmja arsye që unë kam bërë turne rreth botës keni qenë vetëm ju”, ka thënë këngëtarja e “Hello” në mbyllje të performancës së saj, duke lënë të shokuar 40.000 fanca të pranishëm në stadium.

Adele sapo përfundoi turneun e saj prej 15 muajsh dhe ndoshta lodhja e muajve të gjatë nëpër botë e ka bërë atë të marrë këtë vendim. Urojmë që këngëtarja britanike të ketë thjesht nevojë për një pushim, për të marrë veten dhe shpresojmë shumë që ky pushim të mos jetë përgjithmonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button