Afrikës i kanoset kriza më e madhe humanitare nga formimi i KB-së

Kriza më e madhe humanitare botërore në 70 vitet e shkuara është shpallur në tre shtete afrikane, të cilat ballafaqohen me uri masovike, në kohën kur presidenti i SHBA-së, Donald Tramp propozoi zvogëlim të ndihmës për vendet e huaja dhe ndërprerjen e rolit historik të SHBA-së si donator i parë për ndihmë në botë, transmeton MIA.

Nëse Kongresi i SHBA-së lejon pezullimin e ndihmës dhe SHBA-ja nuk përgjigjet për krizën momentale në Afrikë, ekspertët paralajmërojnë se uria dhe thatësia në këtë kontinent do të ketë pasoja afatgjate, duke e përfshirë edhe valën e re të emigrantëve drejt Evropës dhe mbështetje më të madhe prej grupeve të ekstremistëve islamistë.

Kriza me urinë masovike në Nigeri, në Somali dhe në Sudanin Jugor është shkaktuar prej përleshjeve, ndërsa kulminoi pothuajse në të njëjtën kohë në tri shtetet. Pothuajse 16 milionë persona në këto shtete mund ta humbin jetën për shkak urisë në disa muajt e ardhshëm.

“Uri masovike tashmë është shpallur në dy qarqe në Sudanin Jugor, ku një milionë janë ballafaquar me vdekjen për shkak mungesës së ushqimit”, deklaruan përfaqësues të Kombeve të Bashkuara.

Somalia publikoi gjendje të jashtëzakonshme për shkak të thatësisë, ndërsa 2,9 milionë persona janë duke u ballafaquar me mungesë ushqimi, që mund të shndërrohet në uri masovike.

Në pjesën verilindore të Nigerisë është regjistruar kequshqyerje në rajonet të cilat janë të goditura nga dhuna e grupit ekstremist Boko Haram.

“Jemi duke u ballafaquar me krizën më të madhe humanitare prej formimit të KB-së”, deklaroi shefi i qarkut humanitar të KB-së, Stiven O’Brajen pas vizitës në Somali dhe në Sudanin Jugor.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh nga fundi i shkurtit deklaroi se të paktën 4,4 miliardë dollarë janë të nevojshme deri në fund të marsit që të parandalohet uri katastrofike në Nigeri, në Somali, në Sudanin Jugor dhe në Jemen.

Sipas KB-së janë grumbulluar vetëm 10 për qind e mjeteve të domosdoshme.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe shtetet fqinje do t’i ndjejnë pasojat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button