Jagland: Nëse Turqia e kthen dënimin me vdekje mund të përjashtohet nga KE

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjom Jagland sot deklaroi se kthimi eventual i dënimit me vdekje në Turqi do të vendosë në pikëpyetje anëtarësimin e vendit në KE.

“Rregullat tona janë shumë të thjeshta – dënimi me vdekje është i papranueshëm për vendet anëtare të Këshillit të Evropës”, theksoi Jagland në fjalimin në sesionin e 32-të të Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale në Strasburg.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan paraprakisht deklaroi se pret që Parlamenti të votojë vendosjen e dënimit me vdekje pas referendumit që është caktuar më 16 prill.

Çështja për kthimin e dënimit  mje vdekje në Turqi ishte ngritur pas tentimit për grusht shtet më 16 korrik të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button