Erjavec: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi strategjike për BE-në

Stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor janë me rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian, porositi sot ministri slloven i Punëve të Jashtme, Karl Erjavec.

“Ballkani Perëndimor dhe BE-ja kanë të njejtin qëllim, e ai është që shtetet nga rajoni të ëhen anëtare të barabarta të Unionit. Ai qëllim nuk ndryshoi një kohë të gjatë. Me rëndësi është të jesh aktiv dhe vazhdimisht të theksohet dobia nga zgjerimi, si për BE-në, ashtu edhe për rajonin”, potencoi Erjavec në Sarajevë.

Ai theksoi se për rajonin e Ballkanit Perëndimor është shumë me rëndësi që Bosnja e Hercegovina të kenë marrëdhënie të mira me fqinjët e vet dhe të marrë rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit rjaonal.

“Bota në të cilën jetojmë kërkon ndërlidhje, dialog në të gjitha nivelet. Bashkëpunimi politik duhet të sendërtohet konkretisht në sferën e bujqësisë, infrastrukturës, kulturës, bashkëpunimit të të rinjve dhe ofrimin e mbështetjes për perspektivën e tyre pozitive. besoj se Serbia dhe BeH janë shtete në rajon të cilët e kuptojnë mirë këtë”, theksoi Erjavec, i cili në takimet e fundit të liderëve të vendeve nga BE-ja tha se është i mundur destabilizim i ri i Ballkanit.

Ai ndërkaq theksoi se nuk dëshiron të caktojë vetëm një pikë kritike të Ballkanit,sepse kjo nuk është e drejtë.

“Shtetet e rajonit për shkak të së kaluarës së përbashkët dhe fakteve të njohura historike janë jashtëzakonisht të lidhura ngushtë. Çështjet e hapura janë ato që sot më së shumti i ngarkojnë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ndëretnike në rajon. për këtë shkak posaçërisht më gëzon se mu Sarajeva para disa ditësh ishte nikoqire e samitit të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, sqaroi Erjavec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button