Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Hojt Ji po qëndron në Kosovë

Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hojt Brian Ji, ka filluar vizitën dy ditore në Kosovë.

Sot dhe nesër, ai do të zhvillojë një sërë takimesh me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Sot, ai pritet të zhvillojë takime të ndara me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, pastaj me zëvendës-kryeministrin, Branimir Stojanoviq dhe udhëheqësin e grupit parlamentarë “Lista Serbe”, Slavko Simiq, pastaj me ministren për Dialog, Edita Tahiri dhe ministrin e FSK-së, Haki Demolli.

Vizita e zëvendës-ndihmës Sekretarit të shtetit, po zhvillohet në kohën kur në Kosovë është ndërmarrë nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mision ushtarak.

Në këtë çështje, institucionet e Kosovës, nuk kanë hasur në mbështetjen amerikane, për shkak të formës së propozuar për këtë transformim.

Përderisa institucionet e Kosovës, me nismën e presidentit Hashim Thaçi po synojnë që transformimi të realizohet përmes ligjit, Shtetet e e Bashkuara të Amerikës preferojnë që transformimi të zbatohet përmes amandamentimit të Kushtetutës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button