Lëvizja Besa nuk e pranon Talat Xhaferin për kryetar Kuvendi

Nga Lëvizja BESA edhe një herë kanë përsëritur qëndrimin e tyre në lidhje me kandidaturën Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

“Mes kandidatit të Besës dhe BDI-së, LSDM-ja vendosi që të zgjedhë BDI. Kandidatura e Talat Xhaferrit për ne është e imponuar dhe nuk do ta pranojmë. Ish ministër i Nikolla Gruevskit, i akuzuar për kriminal dhe dhënie tenderësh, nuk mund të sjellë reforma. Ranë maskat për një epokë reformuese dhe nëse kjo nënkupton reforma ne nuk duam të jemi pjesë e tyre”, deklaroi Afrim Gashi nga Lëvizja BESA.

Nga Lëvizja Besa nuk saktësojnë se kush është kandidati i tyre për kryetar të Kuvendit, e as nuk pranojnë nëse ky është një hap drejt vendimit për të mos marrë pjesë në Qeveri. Ata theksojnë se për këtë do të vendosët më tutje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button