LSDM: Gruevski mund të ik nga shteti, por jo edhe nga realiteti

“Gjënë e parë që deputetët e VMRO DPMNE-së duhet ta bëjnë në seancën e sotme është t’u shpjegojnë qytetarëve pse Nikola Gruevski nuk është në Parlamentit dhe është larguar nga shteti”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në të thuhet se “me ikjen e sotme nga Maqedonia, Nikola Gruevski edhe njëherë dëshmoi se nuk i intereson shteti, por se i intereson ikja nga përgjegjësia”.

“Në ditën kur Maqedonia duhet të ketë kryetar të ri të Kuvendit, Gruevski largohet nga shteti duke treguar se interesat e shtetit nuk i interesojnë fare. Pasi me javë të tëra bënte përçarje dhe ndarje, pasi i pengoi ndryshimet demokratike, Gruevski në fund duke mos mundur të pajtohet me realitetin e ri, vendosi të largohet nga shtetit”, thuhet më tej në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se “ikja e Gruevskit, ngjashëm sikur ikja e para disa ditëve e presidentit Ivanov dëshmon se ata s’kanë ndjenja për shtetin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button