Londra kërkon ndihmë nga kompanitë e teknologjisë kundër terrorizmit

Ministri britanik i Punëve të Brendshme, Amber Rudd, ka thënë se do të kërkojnë bashkëpunim nga kompanitë e teknologjisë për luftën kundër terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë dhënë për programin e Andrew Marr në BBC, Rudd, gjatë vlerësimit të tij për ngjarjet e ditëve të fundit, ka thënë se sulmuesi në Londër, Adrian Russell Ajao, pak përpara organizimit të sulmit ka përdorur aplikacionin WhatsApp. ”Terroristët nuk duhet të kenë vend ku të fshihen”, ka thënë ai.

Rudd ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do të thërrasë në një takim përfaqësuesit e kompanive teknologjike si, Facebook, Twitter dhe Google dhe më pas ka vazhduar: ”Do të kërkoj nga këto kompani që të punojnë me ne. Shërbimet tona të informacionit duhet të kenë akses në biseda të kryera në rrjete të koduara. Kemi nevojë nga këto kompani edhe për rrjetet sociale. Duam që ata të jenë më aktivë dhe bashkëpunues në luftën kundër terrorizmit edhe në këto rrjete sociale. Kemi nevojë të zhvillojmë teknologji më të zhvilluara për ta bërë këtë”.

Ndërsa edhe kreu i Shërbimit Informativ dhe Telekomunikacionit në Britaninë e Madhe, Robert, Hannigan, ka thënë se kompanitë teknologjike me origjinë nga SHBA-ja shpesh herë përdoren nga keqbërësit. Ai ftoi këto kompani të bashkëpunojnë me shtetin britanik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button