“Puçi” kalon në duart e gjykatëses Lidija Nedelkova

Ish kryetarja e Gjykatës supreme, Lidija Nedelkova do të vendosë për Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë për rastin “Puçi”, që Prokuroria Speciale e dorëzoi në Gjykatën më të lartë në vend. Kryetari i ri i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, konfirmoi se të gjitha lëndët që i ka punuar ai, tani, me orarin e ri janë në duart e gjykatëses Nedellkova, transmeton Alsat-m.

Mes tyre është edhe kërkesa e Prokurorisë Speciale për mbrojtjen e ligjshmërisë, ku Janeva thekson se kontestues është aktvendimi i gjyqit për dënimin me tre vjet burg të Zvonko Kostovskit në rastin “Puçi” i cili bëri marrëveshje me prokurorinë e Marko Zvrlevskit. Në aktvendimin gjyqësor nuk është vërtetuar për cilin shërbim të huaj ka spiunuar Kostovski që është gjykuar si ndihmës, pa u gjykuar kryerësi.

Kryetari i ri i Gjykatës supreme, sqaron se Prokuroria speciale ende nuk e ka dorëzuar lëndën gjyqësore për rastin “Puçi” dhe prandaj nuk munden të veprojnë. Prokuroria speciale ende nuk e ka marrëveshjen që ka bërë Kostovski, pasi ajo është në Prokurorinë Themelore Publike.

Prokurorja speciale Katica Janeva pikërisht në të akuzuarit dhe të dënuarit për rastin “Puçi” sheh “informatorët” që mund të sigurojnë prova kyçe për përgjimin e paligjshëm. Ajo sërish theksoi se miratimi i ligjit me të cilin ata do t’i mbrojnë dëshmitarët është më se i nevojshëm.

LEXO: Mister ligjor, ku është marrëveshja e Kostovskit për rastin “Puç”?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button