Turqi, kapen 49 migrantë në tentativën për të kaluar ilegalisht në Greqi

Në vendin Ayavcik afër provincës turke të Çanakkalasë janë kapur 49 shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë në ishullin grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka marrë AA, ekipet e xhandarmërisë turke kryen aksion në lokacionin Gulpinar, në afërsi të Ayavcik, dhe ndaluan së paku 49 persona, në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë.

Bëhet fjalë për migrantë me origjinë nga Siria, Afganistani, Kongo dhe Kameruni.

Migrantët janë transferuar në Qendrën lokale për kthimin e të huajve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, gjatë shtatë ditëve të fundit në rajonet e Turqisë janë kapur së paku 500 persona, katër trafikantë dhe janë gjetur 11 kufoma.

Deti Egje dhe Mesdhe janë pjesë e rrugës së migrantëve në kërkimin për një jetë më të mirë.

Megjithatë, “rruga e tyre e shpresës” shpesh herë përfundon me epilog vdekjeprurës.

Në dy fatkeqësi në Detin Mesdhe, mes Libisë dhe Italisë, të cilat kanë ndodhur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar humbën jetën rreth 100 migrantë, dhe në këtë mënyrë numri i të vdekurve në Detin Mesdhe në vitin 2016 tejkaloi 5.000.

Më herët zyrtarët e Kombeve të Bashkuara vitin 2016 e shpallën si vitin më vdekjeprurës për migrantët, dhe kujtuan se në vitin 2015 në Detin Mesdhe për vdekje pësuan 3.771 migrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button