Paraburgim për tre persona të dyshuar për trafikim me drogë

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vepruar për veprën penale të parashtruar nga Sektori për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz – Njësitit për Trafikim të Palejuar në SPB, ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër F.I (50), S.F (50) dhe M.A (47), për shkak ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale  “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorëve”.

Nga PTHRM njoftuan se dje deri te gjykatësi në procedurë paraprake është parashtruar edhe propozim për caktimin e masës paraburgim kundër të tre personave.

Duke vepruar në propozimin për caktim të paraburgimit nga gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup është sjellë vendim për caktimin e masës paraburgim kundër të tre të akuzuarve, shtohet në kumtesën e PTHRM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button