Aksioni “Ora e planetit Tokë” për herë të tetë herë me radhë në Maqedoni

Maqedonia sot me shkyçjen e dritave në disa lokacione në Shkup dhe Ohër për të tetën herë me radhë sivjet do të inkuadrohet në shënimin e aksionit të madh ekologjik “Ora e planetit Tokë”.

Ndriçimi në Maqedoni do të jetë i shkyçur në orën 20:30 sipas kohës lokale në periudhë prej një orë kur në errësirë do të jenë mbi 178 vende dhe 7.000 qytete në botë.

Në rajonin qendror të qytetit, me mbështetje të Qytetit të Shkupit, në errësirë do të jenë Sheshi i Maqedonisë me monumentet, Porta Maqedonia, Ura e Gurit, Kalaja e Shkupit, Teatri Popullor i Maqedonisë, Muzeu i Luftës së Maqedonisë, Muzeu arkeologjik, objekti i AKE-së, Kolonada, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ura “Syri” dhe Ura e artit.

Në Ohër, madje, pa ndriçim do të jenë kisha Shën “Jovan Kaneo” dhe “Samuillovite tvërdini”.

Mbështetje ndaj aksionit paralajmëroi edhe Telekomi i Maqedonisë me shkyçje të ndriçimit në ndërtesën administrative në qendrën e Shkupit, si dhe çimentorja Usje e cila do t’i shkyçë dritat dhe të gjithë veglat për çimento në fabrikën e saj.

Organizatori i kësaj ngjarje në Maqedoni njoftoi se sivjet për shkak të situatës aktuale në shtet është vendosur që intensiteti i aksionit të zvogëlohet, gjegjësisht të shkyçen dritat vetën në disa lokacione në Shkup dhe Ohër.

Edhe sivjet, Maqedonia ka vendin e vet në video reklamën globale e cila shfrytëzohet për promovim botëror të aksionit, ndërsa inserti i futur nga shkyçja e sheshit në Shkup mund të shihet në 00:26 sekonda.

Me shkyçjen simbolike të ndriçimit në kohëzgjatje prej një orë, miliona njerëz në mbarë botën do të dërgojnë mesazh për shpëtim të planetit Tokë.

133623880

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button