Samiti i NATO-s është caktuar për 25 maj në Bruksel

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet më 25 maj në Bruksel, kumtoi sot Aleanca.

“Tubimi do të jetë mundësi e rëndësishme që krerët e NATO-s të marrin vendim për atë si mundemi në mënyrë shtesë t’i përmirësojmë përpjeket tona në luftën kundër terrorizmit”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltemberg.

Ai theksoi se në Samit do të bisedohet edhe për “ahpërndarje të drejtë të barrës në suaza të Paktit”.

“Do të bisedojmë për atë çfarë duhet të bëhet që të përmbushen premtimet e dhëna nga ana e vendeve anëtare për investim më të madh dhe më të mirë në mbrojtje”, theksoi Stoltemberg.

Njeriu i parë i Aleancës shtoi dhe se pritet që presidenti amerikan Donalt Tramp në Samit “t’i kushtojë vëmendje më të madhe të shpërndarjes së drejtë të barrës” për financimin e NATO-s.

Sipas paralajmërimeve paraprake, në suaza të Samitit do të mbahet edhe ceremoni e inaugurimit solemn të selisë së re të nATO-s, e cila ndodhet përballë qendrës së tanishme të  Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button