Putin: Forcat bërthamore do të pajisohen me armë të reja

Presidenti rus Vlladimir Putin sot deklaroi se Rusia do të vazhdojë ta zhvillojë potencialin mbrojtës të vendit dhe paralajmëroi se forcat strategjike bërthamore do të pajisen  me armë të re.

“Të gjitha llojet e reja të ushtrisë do t’i furnizojmë me pajisje dhe armë nga gjenerata më e re. Fillimisht forcat bërthamore”, theksoi Putin.

Ai shtoi se deri në vitin 2020, armata mbi 60 për qind do të pajisohet me armë moderne, ndërsa në raste individuale edhe deri në 90 për qind.

“Situata e sotme kërkon kushte të veçanta të punës, veçanërisht kur bëhet fjalë për informacione operative për situatën në zonat jostabile të Lindjes së Afërt dhe në Afrikë, si dhe në pjesët të veçanta të Azisë”, theksoi Putin.

Ai vlerësoi se është e nevojshme të vazhdohet me përmirësimin e strategjisë dhe taktikën në luftën kundër terrorizmit.

Putini thekson edhe se Shërbimi federal i sigurisë mirë e kryen punën e tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për punë kundërzbuluese, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së objekteve kyçe infrastrukturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button