“Kumanova”, sot dëshmon Bajram Elshani dhe Nexhbedin Lika

Në seancën gjyqësorë për rastin e Kumanovës sot para trupit gjykues do të dëshmojnë të akuzuarit Bajram Elshani dhe Nexhbedin Lika, njofton Alsat M.

Në seancën e kaluar dëshmuan Valdet Zekaj dhe Mirad Qerimi. Të dy të akuzuarit mohuan akuzat ndaj tyre, ato u shprehen se në Maqedoni kanë ardhur me qellim “që t’i çlirojnë shqiptarët e Maqedonisë”.

Nën aktakuzën vepër terroriste në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona lidhur me përleshjet e armatosura më 9 dhe 10 maj të 2015-tës në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button