Ja kur bëhet lidhja juaj me partnerin e përjetshme

Artikuj të panumërt janë shkruar për mënyrën se si të keni një marrëdhënie të suksesshme afatgjate deri në martesë, por askush nuk duket se ka dhënë këshilla kaq të thjeshta dhe të fuqishme sa Dr. John Gottman.

Shumë njerëz përmendin “dallimet e kontradiktat” si arsye për prishjen e marrëdhënieve, por kjo është pasoja.

Të gjithë duhet të përqëndrohen tek shkaku që sjell të tilla përfundime. Sipas Gottman, një studiues dhe psikolog i cili ka kaluar 40 vitet e fundit duke lëvruar pikërisht në këtë fushë, del në përfundimin se nuk është dallimi i mendimit që përfundon marrëdhëniet, por paaftësia për të komunikuar mendimet e ndryshme, apo t’i pranosh ato si njëlloj të vlefshme, shkruan living. Në thelb, marrëdhëniet jetojnë nga cilësia e komunikimit.

Idetë e Gottman për një marrëdhënie të qëndrueshme janë një njohuri e zakonshme, por “për fat të keq” janë të përmendur rrallë.

Filloni bisedat me butësi dhe mirësi. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për biseda të ndjeshme. Ju nuk do të doni që ndërveprimi për një çështje të ndijshme të jetë me sarkazëm, përbuzje, zemërim, faj apo kritika.

Në vend të kësaj, ju duhet të jeni të sjellshëm dhe të butë gjithmonë, sepse ju besoni që partneri juaj është i barabartë me ju. Ju ankoheni, por nuk e kritikoni. Të mërzitesh dhe të nevrikosesh në një lidhje është normale dhe pothuajse e pashmangshme në një marrëdhënie të shëndetshme.

Por, sa më shpejt që të tilla fraza “Unë jam shumë i zemëruar me ty që s’ke bërë këtë” në ankesa si: “Ti je budalla / dembel / e papërgjegjshme, marrëdhënia është drejtuar drejt një telashi të vërtetë. Mos u tregoni përbuzës. Mjerisht, taktika e ngacmimit më e përdorura në shkollën e mesme është në formën e nënqeshjes, tallëse ndaj tjetrit gjithnjë jo në sensin negativ, megjithatë në marrëdhëniet intime që mbizotëron kjo taktikë e të sjellurit, nuk ka një jetëgjatësi.

Ju jeni të gatshëm për të marrë fajin, aq gjatë sa për të shuar problemet apo përçarjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL