Ezopi për Le Pen

Blerta Haxhiaj

Blerta Haxhiaj

E renditur si personi më me influenve mes 100 individëve të tjerë nga ‘Times 100’ përgjatë viteve 2011-2015, Le Pen, me një karrierë të sukseshme gjithëpërfshirëse,  deklaron se nëse bëhet Presidente, Franca do të tërheqë njohjen e Kosovës. Kandidatja për presidente gjatë zgjedhjeve presidenciale në Francë, gjatë një intervistë për ‘Srpski Telegraf’ ka thënë se ‘Kosova është tokë e shënjtë serbe.’ E shenjta është e dashur për shumë arsye por me kalimin e kohës ajo mbetët e shenjtë vetëm nga ana ideologjike dhe shpirtërore. Tashmë një fakt të kryer nuk mund të zh’bëhet sepse KOSOVA ka autonominë dhe integritetin e saj drejt EU. Një deklaratë e tillë paraqitet e paqëndrueshme për shumë faktorë që tentojne të jenë destabilizues për marrëdhëniet mes dy vendeve. Raison d’etre apo një rikujtim i fabulës të dhelpres me bark të fryrë:

“ Një dhelper e uritur, që gjeti në një zgavër lisi buke e mish, lënë aty nga ndonjë bari, hyri me shpejtësi brenda dhe i përlau. Por iu fry barku aq shumë sa nuk mundi të dalë dot prej andej dhe vuri kujen.

Një dhelpër tjetër, që e solli rruga në ato anë, e pyeti se ç’po ndodhte dhe kur e mësoi, i tha:
– Tani duhet të rrish aty brenda, derisa të bëhesh aq sa ishe kur hyre. Kështu do të dalësh fare lehtë.  Domethënia:

Vetëm koha i zgjidh problemet e vështira

E drejta e fjalës verifikohet me tabelën e vlerave sepse ose pohojme ose mohojmë, në momentin që heshtim nuk pohojmë apo mohojmë, thjeshtë situata komplikohet. E drejta dhe vlefshmëria e fjalës varion nga njeriu te tjetri, nga shtresa të tjetra, diku nuk dëgjohet fjala por tjetërkund edhe presja kalon në metodën analitike. Sot është Le Pen nesër do të jetë një La Fonten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL