Pandev prezantoi Superkupën e UEFA-s
Superkupa e UEFA-s, tani zyrtarisht është prezantuar në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, ku edhe do të luhet finalja në mes fituesit të Ligës së Kampioneve dhe atij të Ligës së Evropës.
Promovues i kësaj ngjarje më të madhe sa i përket futbollit në Maqedoni është futbollisti Goran Pandev, i cili tha se dëshiron të jetë ndeshej spektakël, duke paraqitur edhe dëshirën e tij që në këtë përballje të luajnë Mançestër Junajted kundër Barcelonës ose Real Madridit.
Sido që të jetë spektakli është i garantuar, ndërsa FFM duhet që të përfundojë punimet dhe të rregullojë mangësitë që ka stadiumi në kryeqendër. /Portalb.mk.