FPM: Gruevski të mos fshihet pas partisë dhe popullit

Forumi i Patriotëve Mendjelirë (FPM) nëpërmjet një kumtesë thotë se derisa Nikolla Gruevski dhe partia e tij merreshin me punë të kota,  populli vuante nga jeta e vështirë, njofton Portalb.mk.

“Forumi i Patriotëve Mendjelirë reagon ndaj përpjekjeve të mbrëmshme të patriotit të rrejshëm Nikolla Gruevskin që të fshihet pas partisë dhe popullit. Duam që ta pyesim publikisht patriotin e rrejshëm Gruevskin ku ishte që të mendojë për popullin, kur: Me mijëra njerëz të rinj shpërnguleshin prej Maqedonisë derisa ai për kot blinte parcela për Vodno! Në mënyrë të vazhdueshme janë dënuar qytetarët nga inspektimet e ndryshme! Janë mbledhur para që të shërohen me qindra fëmijë, derisa ai ndërtonte objekte të panevojshme dhe jofunksionale si Rrota panoramike! Ashpër janë përballur ai dhe spiunët e tij me kundërshtarët politik! Janë lejuar 30.000 punësime në kornizë, njerëzit rrinë në shtëpi dhe marrin rrogë pa punuar asgjë, kurse krejt këtë e paguan populli! Janë amnistuar rastet e Hagës, krimet kundër maqedonasve prej vitit 2001! Është kryer presion i lartë ndaj mjekëve dhe mësuesëve të cilët i kanë kërkuar të drejtat e tyre!, dhe kështu me radhë krimet kundër popullit janë të shumta”, thuhet në kumtesën e “Forumit të Patriotëve Mendjelirë”.

Ata gjithashtu shtojnë se ka ardhur koha që kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të jep dorëheshje dhe të zgjidhet kryesi e re.

“E ftojmë Nikolla Gruevskin të jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe të lejojë që nëpërmjet një procesi demokratik të zgjidhet udhëheqësi e re, udhëheqësi e cila nuk do të ketë pikë të përbashkët me kreun dhe nuk do të ketë hipotekë nga keqpërdorimet të cilat i kanë kryer. Për fund t’i tregojmë Nikolla Gruevskit se tregimi pas tij është qesharak dhe nuk nxjerr fryt, Maqedonia dhe populli maqedonas kanë kaluar nëpër shumë telashe dhe në fund çdoherë kanë arritur të luftojnë për të drejtat dhe liritë e tyre”, shtojnë në deklaratën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button