12 hapat e ushqyerjes së shëndetshme

Për të pasur një shendet të mirë, ushqyerja e ekuilibruar dhe e përshtatshme, e kombinuar me aktivitet fizik të rregullt, janë të domosdoshme. Sigurimi i një ushqyerje të shëndetshme dhe të sigurt gjatë viteve të para të jetës ka përfitime për gjithë  jetën.

Kequshqyerja ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive), proteinave, karbohidrateve, yndyrnave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe për funksionimin e mirë të tij.
Ndërsa, mbiushqyerje konsiderohet kur një person është mbipeshë ose i dhjamosur.

Kjo mund të shkaktojë diabet në fëmijëri dhe sëmundje të zemrës, të vazave të gjakut dhe sëmundje të tjera në moshë më të rritur. Ndodh shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjike, por të varfra në elementët e domosdoshëm ushqyes, p.sh. pije të ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast-food etj. Në këto raste përmirësimi i dietës së fëmijës është i domosdoshëm dhe duhet të shoqërohet me shtimin e aktivitetit fizik.

12 hapat e ushqyerjes së shëndetshme

1. Konsumo një dietë ushqyese të bazuar në ushqime të ndryshme me origjinë  kryesisht bimore se sa shtazore.

2. Konsumo bukë, drithëra, oriz, ose patate disa herë në ditë.

3. Konsumo varietete zarzavatesh e frutash disa herë në ditë (së paku 400 gr në ditë), mundësisht të freskëta dhe të prodhuara lokalisht.

4. Mbaj peshën trupore në limitet e rekomanduara (BMI te 20-252), duke mbajtur nivele të moderuara të aktivitetit fizik, çdo ditë.

5. Mbaj nën kontroll konsumin e yndyrnave (jo me shumë se 30% të energjisë ditore) dhe zëvendëso yndyrnat më të saturuara me vajrat vegjetale të pasaturuara ose margarina të lehta.

6. Zëvendëso mishin me dhjamë dhe prodhimet e mishit me bizele, bishtajore, thierrza, peshk, pulë ose mish pa dhjamë.

7. Përdor qumësht dhe nënproduktet e tij (qumësht të prerë, salcë kosi, kos dhe djathë) që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripe.

8. Zgjidh ushqime që janë me përmbajtje të pakët sheqeri dhe konsumo sheqer të përpunuar dhe me kursim, duke limituar frekuencën e pijeve me sheqer dhe embëlsirave.

9. Zgjidh një dietë me sasi të pakët kripe. Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shumë se një lugë çaji (6 gr) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara e të përpunuara. (Jodizimi i kripes duhet të jetë universal, ajte ku deficienca jodike është endemike)

10. Nëse konsumoni alkool, konsumi limit duhet të jetë jo më shumë se 2 pije (secila të përmbajë 10 gr alkool) në ditë.

11. Përgatitni ushqimin në mënyrë të sigurt dhe higjienikisht pastër. Zieni, piqni apo gatuani me avuj ose mikrovalë për të pakësuar sasinë e yndyrnave shtesë.

12. Promovoni ushqyerjen ekskluzive me gji dhe futjen e ushqimeve shtesë të sigurta në moshën rreth 6 muajsh, por jo më parë se 4 muajsh, ndërkohë që ushqyerja me gji të vazhdojë gjate vitit të parë të jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP