LSDM: Prioriteti i i qeverisë së re do të jetë shëndeti i banorëve të Maqedonisë

Qeveria e re reformuese do të kujdeset për shëndetin e qytetarëve dhe se sistemi i ri shëndetësor nuk do të bazohet në tendera, por në nevojat e qytetarëve, kumtoi Lidhja Social Demokrate e Maqedonise (LSDM).

“Anjëherë të mos përsëriten rastet e vdekjes së pacientëve, për shkak të interesave kriminale, të cilët sollën aparate të dëmtuara, me çka pacientët operohen nëpër korridore, foshjat dhe nënat vdesin nga mungesa e gjinekologëve, nuk ka trajtim për plagët, njerëzit trajtohen në institucione shtetërore të shkatërruara, qytetarët humbin jetën e tyre në makina të prishura të Ndihmës së Shpejtë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Ata gjithashtu thonë se kuadri i shëndetit publik do të jetë me kushte normale për punë dhe me pagë më të larta, ndërsa kurimi në spital për qytetarët do të jetë pa pagesë dhe për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button