RDK: Protestuesit maqedonas kërkojnë partner shqiptar për destabilizim

“Jemi dëshmitarë të një përfshirje në polemika dhe kacafytje të panevojshme mes krahut ekstrem maqedonas dhe disa individëve shqiptarë rreth çështjes së gjuhës dhe bashkëjetesës së popujve të ndryshëm në Maqedoni. Në shekullin që jetojmë ku kemi presion të madh global të popujve për liri, demokraci, të drejta, dhe sundim të ligjit, është absurd i kohës që dikush të organizohet qoftë në formë të protestave apo në qarqe akademike, kundër të drejtave të barabarta të tjetrit në gjuhë, shkollim, ekonomi, apo liri të besimit apo shprehjes”, reagojnë nga RDK.

Sipas tyre, populli shqiptarë, “që e ka ndjerë më së tepërmi këtë padrejtësi nën lëkurën e vet gjatë këtyre njëqind viteve të fundit, nuk duhet t’i lejoj vetes të bëhet partner në fushata denigruese të grupeve apo individëve, qofshin ata edhe akademik, që përpiqen t’i involvojnë shqiptarët si partner destabilizues në shtet, një metodë mirë e përpunuar në të kaluarën”.

“Kjo kërkesë për partneritet në mes forcave destruktive maqedonase dhe shqiptare vjen në momentin kur e vërteta e veprimit politik në vend është para zbardhjes finale. Për këtë arsye, Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se shqiptarët duhet të dëshmojnë mençuri, maturi, dhe largpamësi, duke injoruar çdo kontakt apo përgjigje ndaj palës provokuese, me qëllim që këta të fundit të ngelin të vetëm në tentimin për destruktivitet në vend”, shtojnë nga RDK.

Rilindja Demokratike Kombëtare beson se kjo është koha “kur komuniteti ndërkombëtarë dhe njerëzit e arsyeshëm maqedonas të shohin përfundimisht se ku qëndron destruktiviteti në këtë vend”.

“Në këto momente finale, shqiptarët duhet të tregojnë maturi të lartë me qëllim që akademikët si Maxhunkov, gazetarët, dhe provokatorët nga pala maqedonase, t’i lejmë që t’i shoh e tërë bota se çka kanë përjetuar dhe çka përjetojnë shqiptarët me këta akademik, gazetarë, intelektual apo patriot të rrejshëm, që nuk durojnë gjuhën e tjetrit në shekullin njëzet e një. Shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm mos të bëhen partner të këtij destruktiviteti në vend, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të shohim fundin e gjithë kësaj loje”, shtojnë nga RDK.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP