Thaçit s’po i bën përshtypje se çfarë thotë SHBA-ja për ushtrinë

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po i bëjnë aspak përshtypje qëndrimet e SHBA-së kundër mënyrës që ka zgjedhur për transformimin e FSK-së në ushtri.

Thaçi edhe njëherë e ka ripërsëritur se nisma për bërjen e FSK-së ushtri është legale dhe në përputhje kushtetuese, transmeton Koha.net.

Ai gjatë bisedës së tij me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile në Çagllavicë, tha se nismën për ushtri e kanë bërë me partnerët ndërkombëtarë, për çka pret përkrahjen e kësaj organizate.

Presidenti Thaçi është pyetur edhe për vendimin e Qeverisë për pronat e ish-Jugosllavisë, të cilat do t’i takojnë vendit tonë, duke thënë se Serbia nuk ka prona këtu.

Ndërkaq, sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Thaçi tha se kjo varet nga Lista Serbe, për çka i ka ftuar këta të fundit të kthehen në institucionet e Kosovës.

Presidenti foli edhe për gjenocidin e kryer serb mbi popullatën civile, ndërsa shtoi se gjatë tërë luftës janë rrënuar diku rreth 300 xhami, disa teqe dhe 7 ose 8 kisha katolike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button