Thaçi: Bashkësia ndërkombëtare që para tre vjetëve e ka ditur për ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se transformimi i forcave të sigurisë në ushtri të Kosovës nuk mund të konsiderohet si akt i njëanshëm, sepse edhe opinioni vendor edhe ai ndërkombëtar që para tre vjetëve e kanë ditur se Kosova punon në këtë drejtim.

NATO-ja dhe SHBA-ja nuk kanë lëvizur nga pozicioni kundërshtues rreth iniciativës së presidentit Hashim Thaçi, për krijimin e ushtrisë nëpërmjet ndryshimeve ligjore.

Vetëm një ditë pasi proklamoi mbështetjen ndërkombëtare, Thaçi është demantuar edhe nga ambasadori amerikan, Greg Delavi. Teksa ka shprehur zhgënjim dhe befasi me propozim-ligjin e Thaçit, Delavi ka kërkuar që të stopohet iniciativa e tij, shkruan Koha Ditore.

Një ditë pasi presidenti Thaçi i nisi letër sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, NATO-ja ka konfirmuar pranimin.

Letra është dërguar në prag të takimit të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, ku shpjegon procesin e transformimit të FSK-së.

Të pyetur nëse kjo letër mund të ndryshojë poziciononin kundërshtues të NATO-s, zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë se qëndrimi i tyre është “mishëruar” në deklaratën e sekretarit Stoltenberg, të dhënë më 8 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button