Vajgëll: Takimi në Tiranë është i pavend, të respektohen rregullat demokratike

Akti kur kryeministri i shtetit fqinj thirr përfaqësues të partive politike që të merren vesh për program qeveritar vlen të dënohet, thotë raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin evropian, Ivo Vajgëll, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Ai shton, se, megjithatë, rregullat demokratike urdhërojnë që qeveri të formojë ai që ka shumicën në Parlament.

“Mendoj se fillimi i atij rrëfimi është takimi në Tiranë, i cili është i pashembullt. Atë e thashë kur kryeministri i shtetit fqinj thirr përfaqësues të partive politike që të merren vesh për program qeveritar. Ai si akt vlen të dënohet, por kjo nuk është arsye e mjaftueshme që të mos krijohet qeveria dhe të thellohen konfliktet ndëretnike. Kjo nuk është mirë dhe është e dëmshme për interesat e Maqedonisë si shtet”, tha Vajgëll.

Për zhvillimin më të ri të gjendjes në Maqedoni, Vajgëll shprehu shqetësim. “Motivi ynë i vetëm është tërë kohën të jemi objektivë dhe të dobishëm për shtetin e Maqedonisë dhe popullin e Maqedonisë. Atë objektivitet e ruajta prej ditës së parë, nuk jam ithtar as i njërit e as i opsionit tjetër. Por, dihet si luhet sipas rregullave të demokracisë, ai i cili është i aftë të ketë shumicë në parlament ka të drejtë të formojë qeveri. Këtu nuk ka variant tjetër”, tha eurodeputeti Vajgëll.

Paralajmëroi se gjatë sesionit në Strasburg duhet të mbahet takim i përbashkët punues me eurodeputetët e tjerë të angazhuar për Maqedoninë, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan dhe me komisarin Johanes Han, ku do të bëhet fjalë për atë se çka mund të bëjnë për ta ndihmuar Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button