5 minuta e 38 sekonda: Tentim vrasja e Azem Vllasit nga Murat Jashari (VIDEO)

Murat Jashari mbanë letra në duar teksa në orën 8:40 hyn në ndërtesën ku banon avokati Azem Vllasi, të cilin sot Jashari deri deshi ta vrasë, por dështoi. Fiks 5 minuta e 38 sekonda më pas, ai shihet teksa me ngutë del nga ndërtesa dhe në të njëjtën kohë tenton ta fsheh revolen me të cilën e ka plagosur avokatin.

Videot nga kamerat e sigurisë në objekt, dëshmojnë se ai del nga ndërtesa me nguti, teksa pak para se të ikë nga rruga kryesore para ndërtesës, vërehet nga një shitës në një dyqan, që sipas televizionit Dukagjini, është lajmëruar nga Vllasi për rastin. Policia në vendin e ngjarjes arrin pak para orës 9:00 duke ngatërruar fillimisht objektin, për tu kthyer më pas në vendin, ku ishte kryer krimi. Dhjetë minuta më pas arrin edhe ndihma e parë për Vllasin, që vazhdonte të qëndronte brenda. Pas trajtimit 10 minutash shihet teksa Vllasi del nga ndërtesa duke ecur dhe i vetëdijshëm por nën përkujdesjen e stafit mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button