Vëllai i ministrit të ri të brendshëm në kërkim ndërkombëtar për drogë

Vëllai i ministrit të ri të Brendshëm është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafës, është në pritje të dënimit nga Gjykata e Leçes në Itali, e cila po gjykon një grup kriminal shqiptarësh, të përfshirë në trafik ndërkombëtar dhe shpërndarje e shitje lëndësh narkotike, shkruan Opinion.

Hetimet për këtë grup kriminal janë zhvilluar në periudhën 2000-2001 nga Drejtoria e Antimafias në Leçe dhe janë zbuluar të paktën 7 raste kur Agron Xhafaj është përfshirë me veprime aktive në furnizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike marijuanë, heroinë dhe kokainë në tregun italian.

Sipas hetimeve të Antimafias italiane, Agron Xhafaj vepronte në Bolonja. Ai ishte pjesë e një grupi që siguronte drogën kryesisht në Shqipëri dhe më pas e shpërndanin në qytete si Salento, Firenze, Bologna, Parma, etj.

Në këtë hetim ka qenë i përfshirë edhe Drejtoria e Antidrogës Amerikane (DEA), pasi grupi i shqiptarëve, ku Agron Xhafaj kishte rol kryesor, kryente trafik lëndësh narkotike nga Italia në Amerikë.

Rezulton se Agron Xhafaj është përfshirë drejtëpërdrejtë në një linjë trafiku lënde narkotike nga Italia për në Poloni. Por, kjo linjë nuk rezultoi produktive, pasi Agron Xhafaj siguroi një sasi lënde narkotike të cilësisë së dobët, e cila nuk i pëlqeu pritësve polakë.

fax

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button