Çadra e Tiranës dhe shampitet e Shkupit

Ato që ndodhin, e që i shohim  këto tri javë, si në Tiranë ashtu edhe në Shkup, sikur kanë, jorastësisht shumë emëruesë të përbashkët.

  1. Në të dy rastet organizatore është opozita: Në Tiranë Opozita potencialisht në mbetje. Në Shkup opozita në ardhje që nuk e pranon këtë realitet.
  2. Me Çadrën e Tiranës udhëheq Dyshja pa timonier:  Ish kryeministri Berisha dhe kandidati për ish kryetar të PD Lulzim Basha. Në Shkup  protestat udhëhiqen nga VMRO dhe kryetari i saj,  ish kryeministri N.Gruevski.
  3. Të dyja protestat porosisin dhunë: Nga Çadra, Saliu kërkon skuqjen e Shqipërisë, kurse Lulzim Basha kërkon shkyerje gomash, thyerje xhamash kërcënime ndaj popullatës. Këtë e kërkojnë nga “populli i PD-së”. Në Shkup  nga mediumet partiake ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-së kërkon kryengritje dhe i drejtohet “popullit të VMRO-së”. (Pati sulme ndaj objekteve, thyerje e xhamave dhe përdhosje e Muzeut të Alfabetit Shqip në Manastir).
  4. Edhe në Tiranë edhe në Shkup dominon GJUHA E URREJTJES dhe caqe të protestuseve janë: Gjuha shqipe dhe shqiptarët. Në Shkup janë kundër rregullimit të përdorimit të gjuhës shqipe në nivel shtetëror, ashtu siç e parasheh dhe lejon Kushtetuta e R.Maqedonisë dhe përdorin një fjalor të palejueshëm kundër shqiptarëve të Maqedonisë, Kosovës dhe gjithandej. Kundër Edi Ramës dhe udhëheqësve shqiptarë. Në Tiranë, te Çadra përdoret një gjuhë e ulët nga L.Basha, Saliu dhe çadrorët tjerë, një fjalor banal primitiv deri në vulgaritet dhe  janë kundër gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe jashtë saj. Janë kundër kryemistrit të zgjedhur nga shumica e shqiptarëve Edi Rama, duke e etiketuar me fjalor rrugaçërie, Luli, e fjalor karrocieri të para 100 viteve, Saliu.
  5. Edhe Çadrorët edhe protestuesit e Shkupit, rekrutojnë njerëz që shumë ngjajnë në protestat që dikur nisën në Sërbi në vitet e fundit të shek. XX-të dhe  siç dihet ,një njeri dhe një sistem, të gjihë prapësitë i nisi me autobusët dhe trenat  e nacionalizmit dhe “JOGURT REVOLUCIONIN” e njohur.
  6. Edhe në Tiranë, edhe këta të Shkupit u bënë armiq me të gjithë bashkësinë ndërkombëtare. Duke parë vështirësinë e përkthimit, edhe në Shkup edhe në Tiranë, përfaqësuesit diplomatikë filluan t’u flasin në gjuhën e tyre amtare. Në Shkup në gjuhën maqedone, ndërsa e Donald Lu në gjuhën shqipe në Tiranë.
  7. Saliu e Luli në Çadër sjellin tulifarë njerëzish të rastësishëm, të shteteve përendimore, duke luajtur me inteligjencën e shqiptarëve, të cilët shumë mirë e dinë kush janë faktorët ndërkombëtarë dhe qendrat e vendosjes. Në Shkup pos ndonjë delegacioni përendimor, të panjohur as në vendet e veta, në rendet e para janë artistë dhe  këngëtarë  që  janë të afërt me partinë organizatore, por që këtë mbështetje nuk e bëjnë falas dhe nga patriotizmi.
  8. SHBA-të EU, NATO, OSBE, i kanë paralajmëruar organizatorët e këtyre protestave dhe të njëjtat i kanë shpallur si të  paarësyeshëme dhe të paparanueshme, si në Tiranë ashtu edhe në Shkup.
  9. Edhe në Tiranë edhe në Shkup protestuesit janë kundër reformës legjistlative, që është kusht për çdo shtet që pretendon Europën dhe BE-në.
  10. Edhe në Tiranë edhe në Shkup, kërkesat e protestuesve nuk janë ata që deklarojnë, por është frika nga ligji për udhëheqësit dhe ish udhëheqës institucionesh shtetërore, të cilët do të duhet të ballafaqohen me ligjin, për keqpërdorimet e supozuara se i kanë bërë. PRA NË FAKT, PROTESTAT JANË, PËR TË SHTYRË REFORMËN, QË MUND TË GODASË VEPRIME  INDIVIDËSH DHE TË NJË KLASE POLITIKE, TË CILËVE U AFROHET KOHA KUR DUHET TË JAPIN LLOGARI.NJERËZIT E PASTËR NUK KANË ARËSYE TË FRIKOHEN.
  11. Është fat që edhe në Tiranë edhe në Shkup, pjesa dërrmuese e njerëzve tanimë janë vetëdijësuar dhe e kanë kuptuar dëshprimin e opozitave dhe absurditetin e këtyre protestave. Ata e dinë kush dhe ku është e ardhmja e vendeve. Pa reforma legjislative, pa shtetin e të drejtës që ligjin e ngren, mbi çdo individ apo subjekt politik, nuk mund  të kemi ardhëmëri të ndritur. Duhet të sillen ligje cilësore dhe ata të respektohen. ”Bindja në ligj solli qytetërimin në botë”(web).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button